“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

“Ishte perfekte…”, gazetarja: Çfarë tregon sasia e madhe e tritolit që iu vendos 58-vjeçarit në Sarandë

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka zbuluar detaje nga pistat e hetimit lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit Isuf Jaçaj në Sarandë, ngjarje e ndodhur më 4 tetor. Sipas Dacit, hetuesit po ndjekin pistën se 58-vjeçari mund të jetë vrarë si hakmarrje mes bandave kriminale, ku dyshohet se është përfshirë i biri. Gazetarja thotë se konflikte të vjetra po riaktivizohen në qytetin e Sarandës. “Doja ta nisja me pjesën ku e la Eni, ngjarja e korrikut ku djali i viktimës është arrestuar për përkrahje të krimit, pasi kishte një konflikt për çështje pronësie. Nga gjithë dinamika dhe mënyra e arrestimit, djalit dy ditë para se të arrestohej iu vendos një sasi eksplozivi. Prokuroria e Vlorës, në të gjithë analizën, pretendon se...