Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“I thashë Nanos të bëjmë zgjedhje para se Meta të krijojë LSI-në”, Doda zbulon këshillën që i kushtoi pushtetin PS-së
Ish-ministri socialist Viktor Doda i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV ka bërë një analizë të thellë të periudhës së Fatos Nanos në krye të PS-së, duke balancuar vlerësimet për vizionin e tij me kritikat për dobësitë që i kushtuan pushtetin. Duke filluar me një ‘mea culpa’ të fortë, Doda pranoi se pritshmëritë e shqiptarëve për PS-në pas vitit 1997 ishin të jashtëzakonshme. “Ne duhet t’i kërkojmë ndjesë këtij populli që nuk i përmbushëm ato pritshmëri siç duhet,” deklaroi ai. Duke u thelluar në figurën e Nanos, Doda e cilësoi atë si “20 vjet para partisë” në pikëpamje politike, një lider që delegonte pushtet dhe pranonte kritika. Megjithatë, ai identifikoi edhe anën tjetër të medaljes: “Në momentet kur duhej të tregohej shumë...