Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SPAK sekuestron pasuritë e Aurel Hoxhës, 3 biznese, 7 apartamente, 32 makina dhe 52 llogari bankare
SPAK ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit. Hoxha është ende në kërkim. Pasuritë e sekuestruara janë 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit si Samet Loka. Njoftimi i plotë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025 të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari...