“Turp të keni! Linçoni prokurorë e gjyqtarë”, Lamallari-opozitës: Dhuna dhe sharjet tuaja nxisin dhunë

“Turp të keni! Linçoni prokurorë e gjyqtarë”, Lamallari-opozitës: Dhuna dhe sharjet tuaja nxisin dhunë

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka replikuar sot në Kuvend me përfaqësues të opozitës të cilët hodhën akuza ndaj mazhorancës pas vrasjes së gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja.Lamallari renditi disa nga sulmet e ashpra të opozitës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, si dhe ndaj kreut të SPAK. Sipas Ministrit të Drejtësisë pikërisht këto sulme e akuza nxisin gjuhën e urrejtjes dhe dhunën. “Të bësh politikë me vrasjen dhe me një rast tragjik është e rëndë. Keni përgjegjësi për të gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nga daljet në ballkon që keni folur e telendisur “SPAK-u e Skrapi” tek të hënave me gjuhën që keni përdorur para SPAK-ut me etiketimet “Altin Troplini, Dumdum Zamani” e gjithë ato të tjerat. Ju nuk...