Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, vijon pezullimi i gjyqeve në Durrës, nuk do të zhvillohen seanca as nesër

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, vijon pezullimi i gjyqeve në Durrës, nuk do të zhvillohen seanca as nesër

Pas dy ditësh bllokim të aktivitetit të Gjykatës në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja, edhe sot nuk po zhvillohen gjyqe në Durrës, pasi gjyqtarët po marrin pjesë në mbledhjen e organizuar nga KLGJ në Tiranë. Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçin raporton se dhe nesër nuk do të ketë aktivitet pas vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot dyditor, 9 dhe 10 tetor, të proceseve civile dhe penale. Njoftimi: Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në kuadër të transparencës dhe informimit, njofton të gjitha palët në proces si dhe çdo përdorues tjetër që ka interes se: Për shkak të pjesëmarrjes në “Mbledhjen e Gjyqtarëve”, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor,...