Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Rama cënon sigurinë kombëtare’, Balliu: Vrasja e gjyqtarit tregoi se Shqipëria nuk ka shtet, Ministrja e Brendshme të japë dorëheqjen
Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, gjatë seancës plenare në Kuvend, u shpreh se ngjarja tragjike e ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, tregon se në Shqipëri nuk ka më shtet e as siguri publike. Ai akuzoi mazhorancën dhe Ministrinë e Brendshme për papërgjegjshmëri, duke theksuar se institucionet janë të pasigurta, fëmijët janë të pambrojtur në shkolla dhe qytetarët rrezikojnë jetën në çdo hap. Balliu kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme dhe tha se vendi po shkon drejt një humnere për shkak të mosveprimit dhe relativizmit të krimeve nga ana e qeverisë. Pjesë nga deklarata: Asnjë nga kolegët e mazhorancës nuk mban fjalën për procedurë, qoftë ministri, qoftë kryetari i grupit parlamentar përveçse vijnë këtu dhe thonë se...