Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Topalli: As në Ekuador nuk ka ndodhur kjo, nëse nuk reflektojmë na pret humnera
jozefina topalli TIRANË- Ka nisur me debate seanca e sotme parlamentare, ku deputetët e opozitës kërkuan një reagim të fortë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, si dhe dorëheqjen e ministrit të drejtësisë Besfort Lamallari, dhe asaj të brendshme Albana Koçiu. Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, kërkoi reagimin e shtetit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit teksa po jepte një vendim, ndërsa tha se minuta e heshtjes e mbajtur në Kuvend ishte një hipokrizi. “As në Ekuador nuk ka ndodhur që të vritet gjykatësi në sallën e gjyqit. As mafia italiane nuk e ka bërë një gjë të tillë. Kjo gjë ka ndodhur në vendin tonë. Kjo vrasje hoqi edhe një herë iluzionin se në këtë vend ka...