Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

Arlind Qori sfidon publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun

Arlind Qori, drejtues i partisë Lëvizja Bashkë, është partia e vetme opozitare që nuk është futur në negociata me partitë e tjera për të bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme për Tiranën. Vetë Qori do të jetë kandidat për postin e kryebashkiakut. Arlind Qori thotë se do të ketë përkrahjen më të madhe të qytetarëve, dhe se nuk do të jetë aspak problem për të mudur kandidaten e PS-së Ogerta Manastirliu apo kandidatin e pavarur Florjan Binaj, i cili ka marrë mbështetjen e të gjithë opozitarëve. Në studion e emisionit “Top Story”, Arlind Qori sfidoi publikisht Florjan Binajn dhe Ogerta Manastirliun që të përballen në emisionin e Grida Dumës. Qori u shpreh se është i gatshëm në çdo orë të natës.