Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Qindra qytetarë mbështesin Elvis Shkambin, mblidhen për dy ditë 8 mijë dollarë për vrasësin e gjyqtarit
“Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvisin dhe Gjon Shkambin!” Kjo është thirrja e bërë nga familjarët e dy personave të sipërpërmendur, duke kërkuar nga shqiptarët të japin sa para të munden për të ndihmuar xhaxha e nip që akuzohen zyrtarisht nga Prokuroria e Tiranës për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ata kanë hapur një “GoFoundMe”, e cila është një platformë që është krijuar për t’ju ardhur në ndihmë atyre që janë në nevojë, kryesisht për shkak të problemeve shëndetësore. 8.500 dollarë janë mbledhur për 24 orë nga qytetarë të ndryshëm, të cilën i janë përgjigjur thirrjes së familjarëve për sigurimin e një mbrojtjeje ligjore profesionale dhe të pavarur, tarifat gjyqësore dhe kostot e dokumentacionit dhe transparencë. “Kjo GoFundMe është krijuar me besim të mirë dhe...