Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme, Lamallari: Po bëni politikë me vrasjen
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk kaloi pa u bërë pjesë e debatit në seancën e sotme plenare. Partia Demokratike bëri përgjegjës qeverinë dhe Ministrinë e Brendshme për sigurinë e ulët në institucionet e drejtësisë dhe përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e Albana Koçiut. “Në emër të PD shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të gjyqtarit, ne sot seancën duhet ta kishim nisur me një fjalë dorëheqje të ministres së Brendshme. Është e papranueshme që gjyqtari të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin e tij gjyqësore. Ministrja gënjeu se policia nuk ka detyrime për garantimin e sigurinë në institucione. Sipas legjislacionit është detyrë e policisë së shtetit që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. KLGJ iu nxori zbuluar ku...