Nga Kina në Uzberkistan, Kanavaro shkon në…Botëror

Nga Kina në Uzberkistan, Kanavaro shkon në…Botëror

Fabio Kanavaro u zgjodh si trajneri i ri i Uzbekistanit. “Federata e Futbollit e Uzbekistanit ka nënshkruar një kontratë me Fabio Cannavaron, fituesin e Kupës së Botës 2006 dhe një nga mbrojtësit më të mirë të epokës moderne”, njoftoi Federata e Futbollit e Uzbekistanit në mediat sociale pas negociatave të ditëve të fundit. “Trajneri do të udhëheqë ekipin tonë kombëtar në përgatitje për Kupën e Botës FIFA, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.” Uzbekistani është një nga 20 kombëtaret që janë kualifikuar deri tani për Kupën e Botës 2026. Për Kanavaron, 52 vjeç, kjo është hera e tij e dytë në krye të një skuadre kombëtare, pas një periudhe të shkurtër me Kinën në vitin 2019, e cila zgjati...