Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Në orën 12:00 nënshkrimi i marrëveshjes Izrael-Hamas për armëpushim në Gaza, Trump: Pengjet do të kthehen të hënën
Pas më shumë se dy vitesh luftë, Izraeli dhe Hamasi njoftuan në orët e para të mëngjesit të sotëm se kishin arritur një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, si pjesë e një plani të propozuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe që synonte paqen “e qëndrueshme” në rajon. Sipas Reuters, nënshkrimi i marrëveshjes për të zbatuar fazën e parë të planit të paqes të Trump pritet të ndodhë në orën 12:00 (me kohën lokale).Siç njoftoi “me krenari” republikani Donald Trump, nëpërmjet Truth Social, palët “pranuan fazën e parë” të planit të tij për Gazën. “Kjo do të thotë që TË GJITHË pengjet do të lirohen shumë shpejt”, tha Trump. Izraeli “do të tërheqë trupat e tij në një vijë të parashikuar në marrëveshje”, si pjesë e “hapave të parë...