Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Deputetët mbajnë 1 minutë heshtje në Kuvend për gjyqtarin e vrarë Astrit Kalaja
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, në nisje të seancës së sotme plenare nderuan figurën e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili u vra në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit më 6 tetor. Kryeparlamentari Niko Peleshi ftoi deputetët të mbanin një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Kalaja. Niko Peleshi: Ju ftoj të ndalemi për të nderuar kujtimin e gjyqtarit Astrit Kalaja i cili humbi jetën tragjikisht në ambientet e Gjykatës së Apelit. Vrajsa e një gjyqtari të Republikës së Shqipërisë u dënua nga spektri politik dhe mbarë opinioni publik. Gjyqtri Kalaja i shërbeu sistemit të drejtësisë me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet duke lënë pas një shembull të ndershmërisë dhe përgjegjësisë në detyrë. Në shenjë respekti për jetën dhe kontributin e tij ju ftoj të...