Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja/ Pas përplasjes PS-PD, vendoset 2.5 orë debat për çdo raport
Sot ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila është hapur me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të ndjerë Astrit Kalaja, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një ngjarje tragjike në ambientet e Gjykatës së Apelit. Pas kësaj ceremonie simbolike, seanca do të vijojë me shqyrtimin e raporteve të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj. Vendimi për kohëzgjatjen e debateve u parapri nga një përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve. Partia Demokratike kërkoi që për secilin raport të zhvillohej një debat 4-orësh, duke u mbështetur në nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, që garanton një minimum kohe për çdo grup parlamentar. Nga ana tjetër, PS nuk pranoi kërkesën e PD-së, por vendosi për...