Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Pani i Butrintit – Historia e një zbulimi të jashtëzakonshëm në Malin e Milesë
Nga Auron Tare Një zbulim i rastësishëm në malin e Milesë Një ditë – rrëfen Halili – Meleqi vjen në oborrin e shkollës dhe, pasi dola për ta takuar, më dorëzon një bohçe me copëza qeramike të mbledhura përgjatë transhesë në vendin ku ndodhet një kishezë e vjetër dhe disa rrënoja mesjetare me toponimin Gumurava. Ushtarët kishin hasur në copëza qeramike. Diku në pranverën e vitit 1980, ushtarët e Divizionit të Delvinës ishin dërguar në punimet e shumta fortifikuese në afërsi të Malit të Milesë. Ata po hapnin pozicione të reja për baterinë kundërajrore, grykat e të cilave drejtoheshin drejt Ishullit të Korfuzit. Për disa javë rresht, përveç hapësirave të kundërajrorëve, ushtarët po hapnin edhe një transhe telefonike që lidhte rrjetin...