Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai reperi “Cllevio”

Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai reperi “Cllevio”

Kleviol Ahmeti, 39-vjeç, i njohur në rrjetet sociale si Klevio Serbiano, është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë. Ahmeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2024 nga Gjykata e Apelit, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Ai akuzohet se për disa vjet ka përndjekur fizikisht dhe në rrjetet sociale reperin Rigels Rajku, i njohur si Noizy, si dhe familjarët e tij. Përveç kësaj, 39-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2024, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Njoftimi i Policisë: Interpol Tirana Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje...