Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në kërkim për përndjekje dhe thyerje te masës së sigurisë, ekstradohet nga Dubai ‘Cllevio’
Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si ‘Cllevio’ është ekstraduar nga Dubai për në Shqipëri. Lajmi konfirmohet për Top Channel, nga gazetarja Dorjana Bezat. Ahmeti, i cili është një personazh i njohur në rrjetet sociale, ishte në kërkim nga autoritetet në Tiranë dhe Fier për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë. Në vitin 2024, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi akuzohet se për disa vjet, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, shtetasin R. R. dhe familjarë të tik Njoftimi: Ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, një 39-vjeçar i kërkuar nga autoritetet në Tiranë dhe në Fier, për përndjekje dhe për thyerje të masës së sigurisë. Në vijim të bashkëpunimit...