Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Saliba: Do të kërkojmë revanshin në Botëror, Spanja dhe Argjentina nuk na trembin aspak
9 Tetor 2025 8:23 Alfred Lleshi Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, William Saliba, e ka vendosur kualifikimin në Botërorin 2026 si objektiv kryesor. Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Azerbajxhanin, ai tha: “Nuk ka ndeshje të lehta me kombëtaren. Duam të fitojmë gjithçka për t’u kualifikuar sa më shpejt”. Pasi humbi dy grumbullimet e fundit për shkak dëmtimi, Saliba shtoi: “Konkurrenca është e madhe, por tani jam kthyer dhe duhet të jem gati kur trajneri të më kërkojë”. Lidhur me rinovimin tek Arsenali: “Desha të qëndroja, sepse ndihem si në shtëpi. Mungojnë trofetë, por do të vijnë. Dua të qëndroj gjatë”. Për rivalët e mëdhenj: “Spanja dhe Argjentina kanë fituar kompeticionet e fundit, por nuk na trembin. Në Botëror do të kërkojmë revanshin”. Për duelin...