“Florjan Binaj, skemë e dikuj…”, Zogaj: Është kandidat politik i opozitës!

“Florjan Binaj, skemë e dikuj…”, Zogaj: Është kandidat politik i opozitës!

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka shpallur kandidaturën si i pavarur për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë. Kjo lëvizje ka marrë mbështetjen e opozitës, e cila nuk ka prezantuar një kandidat të vetin. Por analisti politik Preç Zogaj e cilësoi kandidimin e Binajt si pjesë të një skeme të qartë politike. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Zogaj tha etiketimi si “i pavarur” nuk qëndron, pasi Binaj është shpallur dhe mbështetur nga forca politike opozitare. “Nuk ka sens të lozet me fjalën ‘i pavarur’. I pavarur do të thotë që dikush krijon një lëvizje qytetare pa parti politike. Këtu kemi të bëjmë për një skemë politike. Është një skemë që dikush e ka krijuar dhe secili e ka gjetur të përshtatshme....