Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kuvendi, noteri i qeverisë”, Zhupa: Çdo debat i opozitës refuzohet me forcën e kartonëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar sërish dje mënyrën sesi funksionon Kuvendi nën drejtimin e mazhorancës, duke e cilësuar si një ‘noter të projektligjeve të qeverisë’. Zhupa tha se çdo nismë apo kërkesë për debat nga opozita rrëzohet në mënyrë automatike dhe në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, duke mohuar kështu rolin që deputetët duhet të kenë në përfaqësimin e interesit publik. “Është e njëjta situatë që ka nisur që në fillim të kësaj legjislature që në fakt nuk është një risi. Është një mënyrë sesi ka zgjedhur Edi Rama për ta kthyer Kuvendin në një noter të vendimeve të projektligjeve të qeverisë. Kjo nuk është as në përputhje as me rregulloren e Kuvendit dhe as në përputhjen e Kushtetutës dhe as në...