Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Modernizimi i ushtrisë, mijëra dronë kamikaze nga Turqia mbërrijnë në Kosovë
Mijëra dronë luftarakë kamikazë kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për përdorimin e të cilëve dhjetëra ushtarakë të FSK-së do të trajnohen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Kontrata është nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar me Kompaninë e mirënjohur turke Baykar, që është kompani amë e prodhuesit Skydager. Dronët Skydagger ishte planifikuar të mbërrijnë në janar 2026, por i morëm tre muaj më herët”, ka shkruar Kurti. Ai ka sqaruar edhe përdorimin e këtyre dronëve. “Këta dronë kamikaz të njohur edhe si FpV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger të prokuruar nga ne janë dronë luftarak të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”. Kurti ka shtuar...