Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder në botë, kap shifrën e 1.4 miliard eurove
Adriatik BALLA Kristiano Ronaldo vijon me rekordet, këtë herë në llogaritë bankare. Ai u bë lojtari i parë miliarder në futboll, sipas kompanisë së informacionit financiar dhe medias, Bloomberg. Indeksi i Miliarderëve në Bloomberg, që rendit njerëzit më të pasur në botë bazuar në pasurinë neto, ka matur pasurinë e sulmuesit 40-vjeçar të Portugalisë dhe Al-Nasr për herë të parë. Vlerësimi merr parasysh të ardhurat e karrierës, investimet dhe kontratat e sponsorizimit dhe thotë se pasuria neto e Ronaldos është 1.4 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg, Ronaldo fitoi më shumë se 550 milionë dollarë nga pagat midis viteve 2002 dhe 2023. Kur Ronaldo u bashkua me Al-Nasr në Arabinë Saudite në vitin 2022, ai thuhet se u bë lojtari më i paguar në historinë e futbollit...