Ertjan Kofsha thyen rekord europian për të rinj në Botërorin e të rriturve në Forde të Norvegjisë

Ertjan Kofsha thyen rekord europian për të rinj në Botërorin e të rriturve në Forde të Norvegjisë

Adriatik BALLA Në kampionatin Botëror që po mbahet në Forde të Norvegjisë, përfaqësuesja e Shqipërisë arriti një sukses të rëndësishëm. Në të vërtetë ishte paralajmëruar një shpërthim i Ertjan Kofshës në këtë aktivitet, shpërthim i paralajmëruar nga vetë trajneri i tij Leonard Toska ditë më parë në një intervistë për gazetën “SOT”. Dje Kofsha garoi në mesditë në baterinë C të peshës trupore 94 kg, duke bërë një start të shkëlqyer në stilin e shkëputjes, por duke e mbyllur keq me mosrealizimin e provave në stilin e shtytjes. Kështu, ai realizoi në shkëputje një rezultat fantastik prej 161 kg, duke thyer kështu një rekord europian për të rinj. Edhe pse aktiviteti ishte Botëror për të rritur, qëllimi i tij ishte të thyente rekordin europian për...