Broja shpreson të kthehet te goli, Ajeti mendon se Shqipëria kthehet me 3 pikë nga Serbia

Broja shpreson të kthehet te goli, Ajeti mendon se Shqipëria kthehet me 3 pikë nga Serbia

Adriatik BALLA Pak nga pak po afron ora e përplasjes së madhe në futboll, midis Shqipërisë dhe Serbisë, në stadiumin e Leskovcit, një ndeshje vendimtare për renditjen e grupit K eliminator të FIFA-s për Botërorin 2026, ku të dy ekipet do të synojnë fitoren. Aty Shqipëria do të luajë të gjitha shanset e saj për një vend në “play-off”-in e Botërorit 2026. Shqipëria pritet të luajë një futboll racional në këtë duel, duke dëshiruar të mbrohet mirë dhe të sulmojë atëherë kur duhet. Synimi është të dilet me tri pikë nga stadiumi i Leskovcit, por do të jetë fusha ajo që do të flasë më mirë. Të dy ekipet pretendojnë maksimumin, por çfarë thonë kuqezinjtë tanë, sidomos ata lojtarë prej të cilëve ka pritshmëri të...