Kosova pranon “mijëra” dronë kamikazë, Vuçiq e kritikon Turqinë

Kosova pranon “mijëra” dronë kamikazë, Vuçiq e kritikon Turqinë

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Kosova ka pranuar “mijëra” dronë kamikazë të tipit Skydagger, të cilët kanë arritur në vend më herët sesa data e parashikuar. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bëri me dije se ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë trajnuar për përdorimin e këtyre dronëve dhe se blerja është bërë përmes një kontrate me kompaninë turke Baykar. Serbia është shprehur e alarmuar nga ky lajm dhe e ka kritikuar Turqinë për shitjen e pajisjeve. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kundërpërgjigjur ashpër dhe është zotuar se Kosova do ta vazhdojë bashkëpunimin me aleatë të NATO-s. Kosova ka pranuar të mërkurën kontejnerët “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë, Skydagger, njoftoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti tha në Facebook...