Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si arrin ‘gjynahqari’ Vuçiç të manipulojë ndjekësit e tij dhe të besojnë teoritë konspirative
Teoria e konspiracionit se shembja e mbulesës në stacionin hekurudhor në Novi Sadi ishte rezultat i sabotimit me ndihmën e fuqive të huaja ka qenë e pranishme në tabloidët e regjimit dhe në deklaratat e udhëheqësve të qeverisë për gati një vit. Megjithatë, pas një paraqitjeje të çuditshme në TV Pink të dielën, më 5 tetor, presidenti serbAleksandar Vuçiqofroi një version të ngjarjeve që do të etiketohej si një dredhi politike e papërgjegjshme dhe e rrezikshme në disa sisteme politike më të rregullta. Me tonin e tij klasik pasiv-agresiv, ai vuri në dukje se politikani lokal i opozitës Misha Baçulov nga Novi Sadi ndoshta nuk ishte fajtor, por ai po ecte nëpër stacionin e trenit me dyshim dhe shqetësim disa orë para se të shembej. Ushtria e robotëve të qeverisë dhe...