Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Lulja e rrallë që mund të ndihmojë bujqësinë të përballojë thatësirat
Në shkretëtirën Atacama të Kilit, më e thata në botë, shkencëtarët po studiojnë një lule të vogël dhe elastike që mund të përmbajë çelësa gjenetikë për zhvillimin e kulturave rezistente ndaj thatësirave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Bëhet fjalë për “Cistanthe longiscapa”, të njohur si “putra e guanakos”, e cila lulëzon gjatë shirave të rrallë duke e shndërruar shkretëtirën në një mozaik shumëngjyrësh. Studiuesit në Universitetin Andrés Bello në Kili po kryejnë sekuencimin gjenetik për të zbuluar se si kjo lule arrin të mbijetojë mes mungesës së ujit dhe ndryshimeve ekstreme të temperaturës, me synimin për t’i transferuar këto tipare te kulturat bujqësore. “Thatësirat për shkak të ndryshimeve klimatike po bëhen një problem serioz për bujqësinë dhe për vendin tonë. Ne kemi nevojë për bimë...