Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbrojtje për gratë në politikë dhe familjarët e tyre, projektligj edhe për dhunën online/ Çfarë masash parashikohet të merren
Kujdes çfarë komentoni në rrjete sociale dhe kujt i drejtoheni… Gjuha e urrejtjes, ngacmimet, kërcënimet, përndjekjet apo çdo shkelje që ndodh përmes internetit në hapësirën digjitale si dhe gjithashtu dhuna e ushtruar ndaj grave në politikë, pritet të ndëshkohen. Projektligji i cili është në konsultim publik propozon krijimin e një baze ligjore për të parandaluar dhunën online si dhe për të mbrojtur gratë që angazhohen në jetën politike. Në grupin e të mbrojturave do të përfshihen veç grave deputete, edhe ato që kandidojnë në zgjedhje, si dhe gratë që kryejnë një funksion publik apo politik. Dhunë dhe ngacmim nuk do të konsiderohet vetëm ajo drejtuar grave në politike, por edhe kundër pjesëtarëve të familjes së tyre. Pra që ka për qëllim t’i përjashtojë, ndalojë,pengojë apo...