Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“PD-ja s’duhet të flasë për drejtësi”, Demalia akuzon Berishën: Është nxitësi i tragjedisë së gjyqtarit Astrit Kalaja
Analisti Ilir Demalia thotë se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është pasojë e një fenomeni të krijuar nga Partia Demokratike gjatë kohës që ka qenë në pushtet, problemi me pronat. Në një emision televiziv, Demalia tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja është e paamnistueshme, por theksoi se shumë shqiptarë si autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi, janë të lodhur dhe frustruar pasi nuk arrijnë të marrin pronat që u përkasin. “Unë nuk i jap të drejtë atij prap, sepse nuk ka të drejtë të marrë jetën e dikujt, por edhe kjo stërzgjatje e pronarëve ndërkohë që zaptuesit e tokës së xanun kanë marrë gjithë qendrën e Tiranës dhe i shesin me nga 5 mijë euo metri katror dhe shkojnë aty janë strehuar gjithë politkanët, gjith ëgjykatësit,...