Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Festivali letrar për të rinj/ “Tirana Gate”, kur Letërsia Bashkon Mesdheun dhe Europën
“Mesdheu dhe Europa në letërsinë bashkëkohore” është motoja e edicionit të njëmbëdhjetë të Festivalit letrar për të rinj, që çeli siparin këtë të mërkurë në kryeqytet. Me një homazh ndaj Mesdheut si hapësirë që mban gjallë kulturën e shkruar, “Tirana Gate” synon të rrisë dialogun ndërkulturor. Irena Toçi: Mesdheu është një kujtesë e përbashkët, një mozaik kulturash, një nyje takimesh dhe shpesh herë edhe përplasjesh, një teatër i hapur ku breza të tërë kanë interpretuar dramën e jetës së tyre. Ky det nuk është vetëm një shtirje e kaltër mes brigjeve, por një metaforë e qëndrimit, e të rezistuarit, e të pranuarit të tjetrit dhe mbi të gjitha, të mbrojturit e kulturës sonë autentike. Për organizatorët, Mesdheu mbetet një ftesë për të mos harruar, për...