Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Prezantohet lidershipi i ri i PS- së në Shkodër, Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj bashkëkryetarë
Partia Socialiste e Shkodrës, i beson drejtimin të ri një lidershipi të ri, të evidentuar edhe gjatë fushatës së fundit elektorale. Në një takim të zhvilluar në selinë rozë lokale, me praninë e Blendi Klosi, sekretar organizativ i PS dhe Benet Beci, drejtues politik i PS- së për Qarkun Shkodër, janë prezantuar bashkëkryetarët e rinj të PS Shkodër. Ata janë Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj, ish- kandidatë për deputet të PS- në zgjedhjet e 11 maj 2025 për qarkun Shkodër. Lajmi është konfirmuar për ShkodraWeb nga burime brenda mbledhjes në selinë rozë të Shkodrës. Kjo dyshe përbën një risi për këtë degë të PS-së, duke nisur nga mosha e re e bashkëkryetarëve por edhe të ardhur nga radhët e FRESSH. Ata pasojnë në këtë detyrë...