Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Drejtësia ishte kapur nga analfabetizmi”, zyrtari i PS reagon ashpër: Ligji 7501 njohu zaptuesin dhe jo pronarin
Për zyrtarin e Partisë Socialiste, Alfred Muharremi është ligji i famshëm 7501 ai që ka sjell problemet më të mëdha në sistemin e drejtësisë dhe uljen e besueshmërisë së opinionit publik ndaj tij. I ftuar në një enision televiziv Alfred Muharremi, këshilltari socialist u shpreh mes të tjerash se sistemi i drejtësisë për vite të tëra ka qenë i kapur nga analfabetizmi, me prokurorë dhe gjykatës që kishin bërë një kurs 6 mujor. “Sistemi i drejtësisë ka qenë i kapur nga analfabetizmi, i lidhur me politikën. Dhe ky akt është pasojë e një politike të shfrenuar në vitet postkomunizëm. Sot kolaterali më i madh është ndërtuar nga disa njerëz që e kanë njollosur rolin e drejtësisë dhe këta kanë qenë të lidhura me opozitën sot....