Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do kandidoja në Tiranë po t’ma ofronin”, Salianji “pa doreza”: Ja arsyeja e fortë pse fiton opozita
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një studio televizive deklaroi se do të kandidonte për Bashkinë Tiranë nëse do t’ia ofronin. Salianji mbështeti kandidaturën e Florjan Binajt duke thënë se ai është i jashtëzakonshëm. Ervin Salianji theksoi se për herë të parë në kryeqytet mbahen zgjedhjet e pjesshme ndërsa shtoi se në një kryeqytet ku kanë sunduar autokratët dhe bëhen zgjedhje, fiton gjithmonë opozita. Pyetje: Do ta kishe marrë përsipër të bëje kandidatin e Bashkisë Tiranë po të ta ofronin? Do ishe më mirë ti sesa Florjan Binaj? Ervin Salianji: Ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Florjan Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për...