(VIDEO) Tensionet për tregtinë dhe naftën/ India portretizon Trump si demon në festivalin hindu! Artistët: Mënyra jonë për të folur..

(VIDEO) Tensionet për tregtinë dhe naftën/ India portretizon Trump si demon në festivalin hindu! Artistët: Mënyra jonë për të folur..

Në një shfaqje simbolike gjatë festivalit hindu të Durga Puja në shtetin indian të Bengalit Perëndimor, një kompozimi artistik e portretizoi presidentin amerikan Donald Trump si demonin Mahishasura, armikun mitologjik të perëndeshës Durga.  Vepra e zbuluar në qytetin Murshidabad, tërhoqi mijëra vizitorë dhe ndezi një debat të gjerë në media dhe rrjete sociale. Organizatorët thonë se kjo përfaqëson një reagim të drejtpërdrejtë ndaj tensioneve në rritje midis Indisë dhe SHBA-së, të shkaktuara nga politikat e fundit të administratës Trump.  Marrëdhëniet midis dy vendeve, dikur të afërta dhe të thelluara përmes ngjarjeve të mëdha publike si “Howdy Modi” dhe “Namaste Trump”, janë përkeqësuar ndjeshëm me rikthimin e Trump në politikë.  Udhëheqësi amerikan ka ndërmarrë hapa të ashpër kundër Indisë, përfshirë vendosjen e tarifave të larta mbi produktet indiane, kritikimin e ekonomisë indiane si “e vdekur” dhe vendosjen e një tarife prej 100 mijë dollarësh...