Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, Dervishi ngre alarmin: S’ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real
Gazetari dhe analisti Lutfi Dervishi ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit. I ftuar në emisionin “Off the Record në A2 CNN”, Dervishi theksoi se sistemi i drejtësisë funksionon vetëm në 2/3 e kapacitetit të tij, ndërsa shumica e gjykatave nuk kanë ende një kryetar të zgjedhur. “Sot, në Gjykatën e Apelit janë 45 mijë dosje të mbartura, për shkak edhe të hartës së re gjyqësore. Kjo situatë është e njohur, por mungon reagimi dhe një plan emergjent për ta zgjidhur. Një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, deklaroi Dervishi. Sipas tij, tragjedia që ndodhi në Apel duhet të ishte një moment reflektimi...