Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjuha e urrejtjes ndaj gjyqtarëve/ Beqiri: E frymëzoi Sali Berisha me “shkollën e plepave”
Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News kritikoi gjuhën e politikës, e cila sipas tij, është kundër sistemit të drejtësisë. Ai theksoi se urrejtja ndaj gjyqtarëve i ka rrënjët që në vitin 1992, kur Sali Berisha krijoi “shkollën e plepave”. Sipas tij, gjatë qeverisjes së Sali Berishës, gjyqtarët nuk jepnin drejtësi, por mbanin anën e të fortëve dhe atyre që paguanin paratë. “Politika në radhë të parë nuk e do drejtësinë. Politika e shkatërroi drejtësinë në vend. Me farën që është mbjellë pas 1992, vrasje do ketë. Këtë klimë e krijoi Sali Berisha me shkollën e plepave. Ata e qelbën drejtësinë. Astrit Kalanë ka vrarë politika po e po, gjuha e urrejtjes që ka mbjellë kjo politikë. Ai nuk ka lënë asgjë pa thënë për Astrit Kalanë, e quajti enverist. Gjyqtarët në...