Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
A jemi gati të pranojmë vetveten? Ja pse duhet votuar Florian Binaj
Nga Jola Hysaj Në fasadën e vetvetes shpesh nuk jemi të sigurt çfarë duam. Si shoqëri, jemi në një udhëkryq mes dëshirës për ndryshim dhe frikës nga e panjohura. Prej vitesh kemi folur për politikë të re, për njerëz të ndershëm, për përfaqësim qytetar ,por sapo dikush del jashtë rregullave të lojës së vjetër, e shohim me dyshim. Na tremb thjeshtësia e sinqertë, sepse jemi mësuar që çdo fytyrë publike të ketë një qëllim të fshehtë. Na shqetëson kur dikush flet ndryshe, sepse kemi harruar si tingëllon zëri i vërtetë. Shpesh, në vend që të shohim mundësinë e re, shohim vetëm pasqyrën e mosbesimit që kemi ndërtuar vetë. Kjo është arsyeja pse shumë herë nuk dimë as çfarë duam ,sepse brenda nesh luftojnë dy forca:...