Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare
Deklaratat e shkurtra para medias dhe refuzimi për të pranuar pyetje la të paqartë se sa ishin shpenzimet e marra përsipër nga qeveria për këtë vizitë, edhe pse zëdhënësja e Adams ka deklaruar se qëndrimi në Shqipëri është marrë përsipër nga qeveria shqiptare. Edhe pse Adams u filmua duke zbritur nga një helikopter ushtarak dhe duke qëndruar në vilën qeveritare në Vlorë, kryeministri Rama u përgjigj me një ‘jo’ pyetjes nëse shpenzimet e vizitws po paguheshin nga qeveria shqiptare. Udhëtimi i Adams në Shqipëri i ndërmarrë gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak ka ngritur pikëpyetje. Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe...