Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tirana-Teuta, 50 ndeshje dhe rivalitet i barabartë! Ja bilanci i dekadës mes dy skuadrave të Superiores
Në futbollin shqiptar, pak duele kanë qëndrueshmërinë dhe historinë e përplasjeve mes Teutës dhe Tiranës. Dy skuadra tradicionale, me filozofi të ndryshme dhe mentalitet të kundërt, por që sa herë përballen, ndezin gjithmonë atmosferën e Superiores. Rivaliteti ka marrë trajta të reja në dekadën e fundit, me të dyja klubet që kanë kaluar periudha dominimi, ngritje dhe ulje, por gjithmonë duke prodhuar ndeshje me intensitet të lartë dhe ngarkesë emocionale. BILANCI I DEKADËS – Në total, që nga viti 2013, janë luajtur 50 ndeshje zyrtare mes dy skuadrave në kampionat, Kupë dhe Superkupë. Bilanci është thuajse i barabartë. Teuta ka regjistruar 18 fitore, Tirana ka fituar 13 herë, ndërsa 19 ndeshje janë mbyllur pa fitues. Në këto përballje janë shënuar gjithsej 111 gola, me një golavarazh...