Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria nis hetim për Elvis Shkambin dhe xhaxhanë e tij, rrezikojnë burg përjetë

Elvis e Gjon Shkambi rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pasi Prokuroria e Tiranës i ka proceduar ata për veprën penale ‘Vrasje funksionarëve publikë’, mbi ta rëndon edhe akuza e ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’ e mbetur në tentative ndaj Ragip e Ervis Kurtajt si dhe armëmbajtje pa leje.  Sipas Prokurorisë së Tiranës gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar për vdekje nga Elvis Shkambi sapo ka lexuar vendimin për çështjen që po gjykonte mes familjes Kurtaj dhe një përmbaruesi.  Pasi ka shtrirë në tokë gjyqtarin me armën që mbante në brez Elvis Shkambi ka qëlluar edhe në drejtim të Ragip e Ervis Kurtajt të cilët po dilnin me urgjencë nga salla duke i lënë të plagosur.  Menjëherë më pas, autori i dyshuar i ka lënë në dorë pistoletën punonjësit të sigurisë së gjykatës dhe pasi ka dalë në oborr,...