Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qeveria ndryshon ligjin, Altin Dumanit i garantohet mbrojtje fizike deri në 3 vjet pas largimit si kreu i SPAK
Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme miratoi një sërë vendimesh, mes të cilave edhe ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e prokurorëve dhe gjykatësve të SPAK, GJKKO dhe BKH. Sipas vendimit të miratuar sot, për kreun e SPAK, Altin Dumani (dhe çdo drejtues tjetër të SPAK), pas përfundimit të mandatit garantimi i mbrojtjes personale do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm për 3 vite. Ndërkohë kreu i GJKKO Erjon Bani dhe drejtuesja BKH Aida Hajnaj, pas lirimit nga detyra garantimi i mbrojtjes do të bëhet nëpërmjet shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm për dy vite. Si ishte ligji: Garantimi i mbrojtjes personale të kryetarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit...