Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-drejtori i policisë në Gjirokastër emërohet në krye të Rrugores
Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci. Ende nuk dihen arsyet e largimit të tij nga ky post. Ndërkohë mësohet se Vatoci më herët ka qenë drejtor në Drejtoritë e Policisë Kukës dhe Gjirokastër. Ndërsa pas largimit të Rebani Jaupit, Dhimitraq Ziu do të emërohet drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më datë 17 tetor ai merr zyrtarisht detyrën.