Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtyhet zhvarrimi i djalit të Pano Ruçit, zbulohet kërkesa e re e familjarëve: Duam ta zgjedhim vetë ekspertin ligjor
Zhvarrimi i trupit të djalit të Pano Rucit, i planifikuar që do të behej ditën e nesërme, është shtyrë nga policia greke pasi familjarët e Dennis Ruçit kanë kërkuar të kenë një përfaqësues ligjor nga ana e tyre në procesin e zhvarrimit. Sipas policisë, e cila anuloi zhvarrimin e planifikuar, shtyrja u konsiderua e nevojshme në mënyrë që përfaqësuesi ligjor të marrë pjesë në procedurat e nevojshme të zhvarrimit. Bazuar raportimeve nga mediat greke, policia pritet t’i dërgojë prokurorisë një dokument të ri, i cili do të specifikojë ekzaminimet e sakta që familjarët duan t’i kryhen trupit të djalit. Në të njëjtën kohë, familjes do t’i kërkohet të emërojë zyrtarisht këshilltarin e saj teknik, i cili do të jetë i pranishëm gjatë zhvarrimit dhe do të...