PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Matit, garë e fortë me PS-në. Emri…

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë e Matit, garë e fortë me PS-në. Emri…

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 9 nëntor. Demokratët kanë zgjedhur Eduart Brahilikën, avokat me profesion, për të përfaqësuar siglën e tyre në këtë garë. Brahilika do të përballet me Altin Bojnin, kandidatin e Partisë Socialiste për kryebashkiak të Matit. Kujtojmë se PD-ja ka zyrtarizuar edhe kandidatin për Bashkinë e Tiranës, duke shpallur mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj në zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti.