Goditen në aeroportin e Rinasit 6 raste paligjshmërie/ Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false

Goditen në aeroportin e Rinasit 6 raste paligjshmërie/ Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false

Policia kufitare në aeroportin e Rinasit ka goditur 6 raste të paligjshmërie gjatë kontrolleve në dalje të Shqipërisë.  Konkretisht, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 4 raste tentative për të kaluar me dokumente të falsifikuara.  Kështu, në total janë sekuestruar 22,805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.  Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive.  Procedohen penalisht autorët e tyre.  Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false.  Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive,...