Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Po shkëlqen në Bundesligë, ylli i ri i mesfushës drejt rikthimit te Real Madrid
8 Tetor 2025 17:23 Telesport “Mundo Deportivo” raporton se Chema Andrés po përgatitet për rikthimin në Madrid. Mesfushori 20-vjeçar u huazua nga Real Madrid te Stuttgart në verën e fundit. Transferimi i Chema Andrés te Stuttgart u arrit për rreth 3 milionë euro për 50% të të drejtave të tij, me ekipin e Real Madridit që mbajti gjysmën tjetër dhe mundësinë për blerje. Mediat spanjolle zbulojnë se kostoja për të rimarrë lojtarin do të ishte rreth 10 milionë euro. Chema Andrés ka bërë mjaft mirë deri tani me fanellën e Stuttgart, ku në 8 ndeshje ka gjetur edhe njëherë rrjetën. Mesfushori është gati për rikthimin në Madrid në fund të këtij sezoni, por do jetë Xabi Alonso ai që do vendosë për fatin e mesfushorit...