Barcelona piketon pasuesin e Lewandowski-t, 60 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar

Barcelona piketon pasuesin e Lewandowski-t, 60 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar

8 Tetor 2025 17:53 Telesport Një tjetër emër po qarkullon së fundmi si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowski-t te Barcelona. Polaku do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të Porto-s, Samu Aghehowa. 21-vjeçari u transferua në verën e vitit 2024 nga Atletico Madrid te Porto për 35 milionë euro. Në sezonin e tij të parë, Aghehowa shënoi 27 gola në 45 ndeshje. Këtë sezon të ri, sulmuesi ka shënuar 5 gola në 8 ndeshjet e para. Forma e tij e mirë ka zgjuar interesin e Barcelonës, katalanasit e shohin Aghehowa-n si zëvendësuesin ideal të Lewandowski-t. Porto e vlerëson Samu Aghehowa 100 milionë euro, por Barcelona shpreson të arrijë marrëveshjen me portugezët për shifrën 60...