Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kreshnik Spahiu: Kujt i takon ligjërisht mandati i Manastirliut, Xhemal Qefalisë apo Gjylametit?
Dorëheqja e Ogerta Manastirliut nga mandati i deputetes, pasi ka vendosur që të garojë për Bashkinë e Tiranës, ka hapur një debat juridik dhe politik mbi mënyrën se si do të plotësohet “karrigia” e mbetur vakante në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Kreshnik Spahiut, ky rast përbën një provë konkrete lidhur me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe të rendit kushtetues në procesin zgjedhor shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se në anë juridike mandati i lënë bosh nga Manastirliu duhet t’i kalojë Xhema Qefalisë, i cili në zgjedhjet e 11 majit mori mbi 9 mijë vota, më shumë se kandidatja tjetër Blerina Gjylameti e cila është përfolur se do të jetë deputetja e ardhshme e Kuvendit. Kjo, për shkak të respektimit të...