Gara për SPAK-un/ Nga prokurorët me karrierë të gjatë, te emrat më të rinj, ja kush janë kandidatët

Gara për SPAK-un/ Nga prokurorët me karrierë të gjatë, te emrat më të rinj, ja kush janë kandidatët

4 kandidatët për Kreun e SPAK janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Klodina Braho dhe Elvin Gokaj të cilët kanë dorëzuar zyrtarisht kandimin e tyre për të drejtuar Prokurinë e Posaçme.Profilet e secilit kandidat: Prokurorja Doloreza Musabelliu është një nga katër kandidatët në garë për kreun e SPAK. Musabelliu është një nga magjistratet e diplomuara që për shkak të rezultateve të larta u emërua menjëherë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo është nga Poliçani i Skraparit. Musabelliu është një nga prokuroret e pakta që flet frëngjisht, dhe ka qenë shpesh e përzgjedhur nga autoritetet franceze për hetimet dypalëshe në fushën e trafikut. Ajo ka qenë një nga prokurorët e parë që kreu një hetim kundër Emiliano Shullazit dhe kërkoi dënimin për trafik droge dhe armëmbajtje....