Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e 9 Nëntorit/ Ja kush është kandidati opozitar përballë Altin Bojnit në Mat
Pasditen e së martës Partia Socialiste ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët e zgjedhjeve të pjesshme të 9 Nëntorit në 6 Bashki të vendit. Drejtuesi politik i Qarkut Dibër, Blendi Klosi prezantoi emrin e Altin Bojnit i cili do të jetë kandidat i mazhorancës në këto zgjedhje të pjesshme. Ndërkohë, pasditen e kësaj të mërkure edhe fronti opozitar ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në Bashkinë Mat. Avokati Eduart Brahilika do të jetë kandidati për kryetar bashkie ndaj kandidatit socialist Altin Bojni. Brahilika është i diplomuar për drejtësi dhe aktualisht punon si avokat, ndërsa më herët ka mbajtur poste të ndryshme në administratën publike si Drejtor i Burgut në Burrel, i Shërbimit të Provës dhe i Zyrës Juridike në Bashkinë Mat në...